Pak minuta na ndajnë nga fillimi i garës më interesante në Evropë, Kampionatit Evropian. Për herë të parë në historinë 60-vjeçare të këtij kompeticioni, do të mbahet në 11 qytete të Evropës.
Euro 2020 nis sonte nga ora 21:00 me ndeshjen Turqi – Itali që luhet në Olimpico të Romës, shkruan Gazeta Express.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet startuese të ndeshjes hapëse, Turqi – Itali
Turqia: Cakir, Celik, Soyuncu, Demiral, Meras, Yokuslu, Tufan, Karaman, Calhanoglu, Yazici, Yilmaz.
Italia: Donnarumma, Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne.
Italia dhe Turqia kanë luajtur dhjetë ndeshje mes vete. Turqia ka humbur ose barazuar të gjitha duke mos arritur asnjë fitore. Italianët fituan shtatë herë, ndërsa kishte tre barazime. /Gazeta Express/