Turqi, burri që vdiq gjatë transplantit të flokëve gjendet i përgjakur në morg - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 19:53

Turqi, burri që vdiq gjatë transplantit të flokëve gjendet i përgjakur në morg

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 19:53

28 vjeçari Ibrahim Gul, i cili raportohet se ka vdekur nga një atak kardiak gjatë procedurës së transplantit të flokëve në Stamboll, u gjet i mbështjellë me copa të përgjakura në morgun e qytetit.

Trupi i berberit të ri u gjet nga një shok i tij në morgun e Stambollit, pasi doktorët kishin telefonuar bashkëshorten e tij për t’i shpjeguar vdekjen e papritur.

Lexo Edhe:

Ata i thanë gruas se Gul pësoi një atak kardiak të shtunën gjatë procedurës së mbjelljes së flokëve dhe u detyruan të performonin një angiografi dhe e operuan për të vendosur një unazë në arterien e tij.

Vdekja e Gul po hetohet tashmë si e dyshimtë nga policia dhe një prej doktorëve të operacionit është arrestuar.

Gul dhe familja e tij ishin vendosur së fundmi në Itali ku ai kishte hapur një floktore.

Ai ishte me origjinë nga Stambolli ku kishte shkuar për të blerë furnizime për dyqanin e tij, dhe vendosi të bënte një transplant flokësh gjatë udhëtimit.

Mediat vendase thonë se Gul shkoi në spitalin Bagcilar në Stamboll për operacionin.

Bashkëshortja e Gul, ishte njoftuar nga spitali se i shoqi pësoi një atak kardiak. Por ajo nuk mund të shkonte vetë dhe telefonoi mikun e familjes Dilek Ozbek, i cili e kishte gjetur në morg të mbështjellë me një mbulesë të përgjakur.

“Spitali thotë se ishte atak kardiak, por nuk është e vërtetë. Kishte gjak kudo”, tha ai më pas.

Xhaxhai i të vdekurit, Ahmet Yigit, tha: “Spitali thotë se pësoi atak kardiak. Por nuk është e qartë nëse ata bënë transplant flokësh apo operacion në zemër. Ai ishte një djalë i ri i shëndetshëm”.

Policia vendase tha se ka arrestuar mjekun Mehmet Albayrak, dhe se po vijon hetimet.

Lidhur me vdekjen e tij raportuan edhe mediat ndërkombëtare si Daily Mail.