Turpërim historik për CFR Cluj në Suedi, jep dorëheqje trajneri Petrescu – dy kosovarët e klubit rumun përjetojnë mbrëmjen më të hidhur - Gazeta Express
string(132) "turperim-historik-per-cfr-cluj-ne-suedi-jep-doreheqje-trajneri-petrescu-dy-kosovaret-e-klubit-rumun-perjetojne-mbremjen-me-te-hidhur"

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 22:38

Turpërim historik për CFR Cluj në Suedi, jep dorëheqje trajneri Petrescu – dy kosovarët e klubit rumun përjetojnë mbrëmjen më të hidhur

Futboll

Gazeta Express

21/08/2025 22:38

Një mbrëmje e errët për futbollin rumun dhe veçanërisht për CFR Cluj. Klubi rumun u turpërua në Suedi, ku pësoi një humbje të thellë 7:2 nga Häcken në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, duke hyrë në historinë negative të garave evropiane.

Pjesë e 11-shes së Clujit ishte edhe dyshja kosovare, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu, shkruan Gazeta Express.

Pas dështimit, trajneri Dan Petrescu dha dorëheqjen. Ai e bëri të qartë vendimin e tij menjëherë pas ndeshjes dhe e konfirmoi në konferencën për shtyp.

“E nisëm shumë keq dhe pësuam gola të shpejtë. Nuk u përshtatëm me fushën, ndërsa Häcken zhvilloi ndeshjen më të mirë të vitit, duke luajtur fantastikisht në sulm. Ne ishim shumë të dobët në mbrojtje. Kjo ishte ndeshja ime e fundit, nuk do të jem në bankinë për kthimin. Më vjen turp për këtë rezultat,” u shpreh Petrescu.