Turp, Në Kosovë e Shqipëri nuk pati protestë kundër dhunës dhe hixhabit - Gazeta Express
string(70) "turp-ne-kosove-e-shqiperi-nuk-pati-proteste-kunder-dhunes-dhe-hixhabit"

Turp, Në Kosovë e Shqipëri nuk pati protestë kundër dhunës dhe hixhabit

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

30/09/2022 14:51

Demonstratat kundër hixhabit duhet nënkuptuar si demonstratë dhe kërkesë të rrënimit të një regjimi totalitarë të udhëhequr nga imamët… Mossolidarizimi është gjysmë pajtimi – edhe me imamët e politizuar në Kosovë që janë për vënien e hixhabit

Nga: Jashar Etemaj

Lexo Edhe:

Vrasja e Mahsa Amin nga policia morale e Iranit, e tronditi botën liridashëse! Mahsa u mor me dhunë nga policia morale pse nuk e kishte vënë shaminë ashtu siç ishte mandatuar qysh në kohën e Revolucionit  Islamik të viti 1979.

Sipas ligjit iranian, i cili bazohet në interpretimin e Sheriatit, gratë janë të detyruara të mbulojnë flokët e tyre me një hixhab (shami) dhe të veshin rroba të gjata dhe të gjëra për të maskuar figurat e tyre.

Dëshmitarët thonë se Amini është dëgjuar duke qarë e kukatur para se ta shtinin me dhunë në veturën e Policisë morale.

Policia arsyetohet se Mahsa kishte pas probleme me zemër, dhe si pasojë e sëmundjes vdiq në burg!

Babai  i Mahsas,  Zhina Amini kundërshton fuqishëm policinë: vajza ime kurrë nuk ka qenë e sëmur në përjashtim kur është ftohur.

Është njerëzorë që njeriu të zbehet e alivanoset, të qajë e kukasë kur e shef se do ndëshkohet e torturohet nga sadistët që bukuria dhe liria e njeriut të lirë i vret!

Është e tmerrshme të rrihesh gjer në vdekje nga “njerëzit”, pse ajo apo ti vendos për trupin tënd si të vishesh.

Njerëzit e lig, urrejtjen që e kanë në qenien e vet e shpërfaqin më keq tek të tjerët.

Si dukët, policeve moral të veshur me stof ngjyrë korbi,  Mahsa ua zgjoi instinktin zemërlig! Ajo u torturua për vdekje.

Pas vrasjes së Mahses, në Iran kanë filluar trazira të mëdha. Në Protesta ka shumë të vrarë dhe të plagosur.

Ajo që fitohet me dhunë mund të mbahet vetëm me dhunë – thotë Gandhi.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi nuk ndihet i lirë në dhunën e vet. Ai, pohoi se do t’i ndëshkojë rëndë demonstruesit.

Në Turqi, Kanada, USA, Chile Barasil, Franc, Norvegji e Gjermani kishte protesta si shenjë përkrahjeje dhe solidarizimi me qytetarët të cilët demonstronin kundër dhunës dhe hixhabit.

Demonstratat kundër hixhabit  disa intelektualë po i krahasojnë më atë të rrënjës së Murit të Berlinit.

Demonstratat kundër hixhabit duhet nënkuptuar si demonstratë dhe kërkesë të rrënimit të një regjimi totalitarë të udhëhequr nga imamët.

Hixhabi është simbol i nënshtrimit të femrës dhe gjysmës së shoqërisë.

Për çudi në Kosovë, e Shqipëri nuk kishte asnjë protestë si shenjë solidarizimi me qytetarët e Iranit.

Nuk kishte asnjë protestë në dy shtetet tona me shumicë myslimane! Në dy vendet të cilët disa shtetas të Kosovës e Shqipërisë ishin dhe janë për vënien e hixhabit, madje edhe me dhunë. Këtë e dëshmoj me fakt,  se disa shkuan dhe vdiqën për ISIS-in, PËR HIXHABIN.

TURP.

TURP. Mossolidarizimi është gjysmë pajtimi – edhe me imamët e politizuar në Kosovë që janë për vënien e hixhabit.