Turp i madh në futboll: Bullizimi ndaj Stillerit përflitet në të gjithë Europën - Gazeta Express
string(78) "turp-i-madh-ne-futboll-bullizimi-ndaj-stillerit-perflitet-ne-te-gjithe-europen"

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 14:34

Turp i madh në futboll: Bullizimi ndaj Stillerit përflitet në të gjithë Europën

Sport

Gazeta Express

28/11/2025 14:34

Ndeshja Go Ahead Eagles – Stuttgart në Europa League u fitua bindshëm 4-0 nga gjermanët, por një incident i shëmtuar në minutën e 74-të mori vëmendjen kryesore.

Sulmuesi suedez i Eagles, Victor Edvardsen, u kap nga kamerat duke bërë një gjest nënçmues ndaj mesfushorit të Stuttgartit, Angelo Stiller.

Sipas mediave holandeze, Edvardsen tallte hundën e Stillerit, një veprim që u interpretua si ofendim ndaj pamjes së tij fizike.

Stiller ka lindur me çarje në buzë (cleft lip), një detaj i njohur publikisht, prandaj gjesti u konsiderua veçanërisht i ulët dhe i ndjeshëm.

Pamjet e incidentit shkaktuan reagime të forta menjëherë pas ndeshjes, duke përfshirë edhe kritikat e ish-yllit holandez Wesley Sneijder, i cili tha se “këto gjeste janë shumë të gabuara” dhe kërkoi që Edvardsen të kërkojë falje.

Lojtari suedez justifikoi sjelljen e tij duke thënë se “emocionet e kishin kapluar”, dhe se nuk e di nëse do të kërkojë falje, por mund ta bëjë nëse takohet me Stillerin sërish.

Incidenti pritet të shqyrtohet nga organet disiplinore dhe ka hapur debat të gjerë për sjelljen e lojtarëve në fushë dhe respektin mes profesionistëve. /GazetaExpress/