Turmë e madhe e tifozëve i doli në pritje Modricit në Milano - Gazeta Express
string(60) "turme-e-madhe-e-tifozeve-i-doli-ne-pritje-modricit-ne-milano"

Sport

Gazeta Express

04/08/2025 19:37

Turmë e madhe e tifozëve i doli në pritje Modricit në Milano

Sport

Gazeta Express

04/08/2025 19:37

Qindra tifozë të Milanit u mblodhën në rrugë për të parë afrimin e ri Luka Modric, i cili hodhi fanellën e tij drejt mbështetësve.

Mesfushori mbajti konferencën e prezantimit këtë pasdite dhe më pas u dërgua në dyqanin kryesor të klubit në Via Dante për t’u takuar me tifozët, të cilët ishin të pranishëm në numër të madh.

Ata mbushën rrugën poshtë dritares dhe kënduan emrin e kroatit, duke pritur që ai të shfaqej.

Modric ngriti lart fanellën me numrin 14 dhe hodhi disa prej tyre drejt turmës përpara se të zbriste poshtë për të takuar disa tifozë personalisht, për të dhënë autografe dhe për të bërë selfie.

Modric iu bashkua Milanit si transferim i lirë nga Real Madridi, pasi kaloi 13 sezone në kryeqytetin spanjoll, duke u bërë lojtari më i trofeshëm i këtij klubi.

Më herët, Modrici karrierë kishte bërë te Tottenhami, derisa i njohur u bë me paraqitjet e tij për Dinamo Zagrebin./GazetaExpress/