Turizmi në Shqipëri, italianët lënë pas kosovarët - Gazeta Express
string(48) "turizmi-ne-shqiperi-italianet-lene-pas-kosovaret"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:47

Turizmi në Shqipëri, italianët lënë pas kosovarët

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:47

Italianët janë kthyer në grupin kryesor të turistëve që frekuentojë strukturat akomoduese në vend me të paktën 16 për qind të totalit teksa pas tyre vijnë vizitorët nga Kosova me 14 për qind, Gjermania me 8 për qind apo Polonia me 7 për qind.

Të dhënat zyrtare të strukturave akomoduese të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin prill hotelet shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kështu vizitorët gjithsej u rritën me 14,7%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 15,3% dhe rezidentë 13,1%. Ndërkohë net qëndrimet gjithsej u rritën me 21,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 23,0%, ndërsa ato nga rezidentët me 17,2%.

“Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare (+8,5%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+15,5%). Vizitorët e huaj sipas vendit të rezidencës Në Prill 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (16%), Kosova (14%), dhe Gjermania (8%).

Polonia dhe Mbretëria e bashkuar kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 6% të vizitorëve, ndërsa 49% e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22,4%, krahasuar me 22,1% në Prill 2024”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Italia është grupi që ka pësuar rritje të vazhdueshme të vizitorëve në vend nga viti në vit. Kjo lidhet me një frekuentim gjithëvjetor të këtij grupi ku falë linjave low cost me destinacione të shumta mes dy vendeve si dhe formave të tjera të transportit siç janë tragetet e kanë bërë aksesin më të lehtë.

Italianët po joshën nga eksplorimi afatshkurtër në fundjava i rajoneve të ndryshme duke pasur tashmë një qasje edhe drejt zonave jobregdetare në kërkim të turizmit të kulinarisë apo kantinave të verës.

Çmimet mbeten një nga faktori kryesor që po dominon qasjen e këtij grupi të cilët në raport me Italinë e shohin vendin tonë si mjaft ekonomik teksa Tirana mbetet një tjetër stacion I preferuar për qëndrime afatshkurtra.

Turoperatorët kanë pritshmëri se Italia do vijojë të mbetet një grup kryesor për disa vite me një preferencë drejt organizimit individual teksa një pjesë e vizitorëve janë për qëllime miks si turizëm shëndetësor apo biznes dhe pushime./ Monitor