Turisti turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup - Gazeta Express
string(51) "turisti-turk-gjendet-i-vdekur-ne-nje-hotel-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:36

Turisti turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:36

Më 15 gusht 2025, rreth orës 07:37, në një hotel në zonën e Bit Pazarit në Shkup është gjetur i pajetë shtetasi turk A.Z., 44 vjeç.

“Ekipi i Ndihmës së Shpejtë mjekësore konstatoi vdekjen, pa shenja të dukshme dhune”, njoftojnë nga MPB.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi i hetimit i SPB Shkup.

Ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes”, thuhet në njoftim.