string(71) "turisti-i-huaj-humb-jeten-gjate-vizites-ne-parkun-kombetar-te-butrintit"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 14:19

Turisti i huaj humb jetën gjatë vizitës në Parkun Kombëtar të Butrintit

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 14:19

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të martë në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku një turist i huaj ka humbur jetën gjatë një vizite me grupin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, turisti nuk është ndjerë mirë gjatë vizitës në zonën arkeologjike dhe është thirrur menjëherë ambulanca nga Saranda. Gjatë rrugës për në spital, gjendja e tij është përkeqësuar dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë.

Dyshimet e para të mjekëve lidhen me një atak kardiak të mundshëm, i shkaktuar ndoshta nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën jugore të vendit gjatë ditëve të fundit.

Trupi i të ndjerit ndodhet aktualisht në morgun e Spitalit të Sarandës dhe pritet të dërgohet për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.