Turistes i përkeqësohet gjendja derisa ishte në Bjeshkët e Nemuna, shpëtohet nga ekipi i ShKShMK-së - Gazeta Express
string(98) "turistes-i-perkeqesohet-gjendja-derisa-ishte-ne-bjeshket-e-nemuna-shpetohet-nga-ekipi-i-shkshmk-se"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 19:08

Turistes i përkeqësohet gjendja derisa ishte në Bjeshkët e Nemuna, shpëtohet nga ekipi i ShKShMK-së

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 19:08

Një operacion shpëtimi është zhvilluar sot në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna, pasi një turiste ka kërkuar ndihmë urgjente për shkak të problemeve shëndetësore.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njoftoi se pas pranimit të thirrjes emergjente, një ekip i shpëtuesve nga stacioni i Pejës ka arritur ta lokalizojë turistën dhe ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ajo pritet të evakuohet për trajtim të mëtejshëm në qendrën mjekësore më të afërt.