Vendimi i Shqipërisë për të hapur pa kushte kufijtë, po gjallëron turizmin dentar, pas më shumë se tre muajve bllokim të lëvizjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të paktën tre nga italianët që zbritën në portin e Vlorës mëngjesin e së enjtes, thanë se kishin ardhur për të trajtuar dhëmbët.
“Po vij në Shqipëri për një kontroll dentar. Udhëtimi dhe kontrolli për koronavirusin në port, shkoi gjithçka mirë”.
Prej disa vitesh, Shqipëria është kthyer në një destinacion trend për turizmin dentar për europianët.
Zhvillimi i këtij sektorit lidhet me teknologjinë, stafet e specializuara por arsyeja kryesore janë çmimet 50-70% më lirë se në vendet e Bashkimit Europian.
Të paktën 658 shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2019 për atë turizmin shëndetësor, që nga një trend synohet të kthehet në një pjesë të paketës turistike.
“Edhe unë vij nga Italia dhe jam në Shqipëri për turizëm dentar”.
“Jam në Shqipëri për arsye shëndetësore. Do të bëj ndërhyrje tek një dentist”.
Por lënia e Shqipërisë jashtë listës së gjelbër të vendeve që mund të udhëtojnë me BE, ka ndikuar në fluksin e ulët të lëvizjes nga deti.
Rreth 200 pasagjerë mbërritën të enjten në Vlorë me dy tragetet e linjës me Brindizin, ku pjesa më e madhe ishin shqiptarë të bllokuar në vendet e BE për shkak të pandemisë./tv ora
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...