Tuna zbulon barkun në bikini pas lajmeve për shtatzëninë - Gazeta Express
string(56) "tuna-zbulon-barkun-ne-bikini-pas-lajmeve-per-shtatzenine"

Gazeta Express

16/09/2020 11:34

Tuna zbulon barkun në bikini pas lajmeve për shtatzëninë

Gazeta Express

16/09/2020 11:34

Pak ditë më parë në media u përfol se Tuna është shtatzënë për herë të dytë, pas një videoje që qarkulloi në rrjet, ku këngëtarja shfaqej me barkun e fryrë gjatë një koncerti.

Tuna reagoi duke nxitur më shumë kureshtjen te ndjekësit e duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

“Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, ky festival më dha mundësinë të ri-çvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca… PS A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!… stay tuned”, shkruante Tuna.

Ndërkohë së fundmi këngëtarja ka pozuar me bikini dhe foton e ka postuar në Instastory për të treguar se thashethemet nuk janë të vërteta pasi barku i saj shfaqet i sheshtë.