Tuna fluturon me krahët e saj - Gazeta Express
string(29) "tuna-fluturon-me-krahet-e-saj"

Tuna fluturon me krahët e saj

Yjet

Gazeta Express

31/05/2023 22:22

Altuna Sejdiu – Tuna ka postuar një set fotosh në Instagram e ku duket se asaj është duke i pëlqyer jeta si “beqareshë”

Pasi sot u pa në një ngjarje ku ishte edhe Patris Berisha, partneri me të cilin ajo ka dy djem – për shkak të një feste të djalit të tyre të parë Tianit, Tuna në mbrëmje ka ndërruar temë.

Lexo Edhe:

“Ajo fluturon me krahët e saj”, ka shkruar ajo poshtë disa fotografive e ku është vetëm.

Këngëtarja vazhdimisht ka qenë temë e mediave viteve të fundit, me lidhjen e saj me Patrisin që nuk ishte stabile.

Tani thuhet se Tuna është kthyer në krahët e ish të dashurit të saj, Cozman me të cilin krijoi hitin “I huj”, këngë kjo që ka arritur në 9.1 milionë klikime për një muaj.

Ajo po ashtu ka mbajtur koncerte bashkë me Cozmanin. /GazetaExpress/