“Tugjarist - sekserist - le ta këqyrë sa deputetë i ka, po e kthen lojën e pazareve, i ka jep shumë davran”, Valon Syla për Fatmir Limajn - Gazeta Express
string(127) "tugjarist-sekserist-leta-keqyre-sa-deputete-i-ka-po-e-kthen-lojen-e-pazareve-i-ka-jep-shume-davran-valon-syla-per-fatmir-limajn"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 22:02

“Tugjarist – sekserist – le ta këqyrë sa deputetë i ka, po e kthen lojën e pazareve, i ka jep shumë davran”, Valon Syla për Fatmir Limajn

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 22:02

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me AAK-në janë parti të ndara, duke mos vendosur ndonjë vijë të kuqe për ndonjë bashkëpunim potencial me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Limaj po e kthen kohën e pazareve.

Ai ka thënë se kjo është gjenerata e fundit e këtij diskursi që do të mbijetojë politikisht.

“Është mirë Fatmir Limaj niher me kqyr rezultatet sa deputetë i ka më së pari. Mund të ndahet prej Ramushit, por në esencë prej sonte Limaj po e kthen atë lojën e pazarëve. Është t’u dasht me rrit pazarin”.

“Me këtë gjuhë dhe këto taktika, mendoj që është gjenerata e fundit politike që ka me mujt me mbijetu, nëse vazhdon ky diskurs sekserist  e tugjarist, unë mendoj që nuk pse të dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare”, ka thënë Syla. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement