Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të dhe pati një paraqitje të mirë, teksa të gjithë aksionet u zhvilluan nga krahu i tij.
Për Zhegrovën, disa fjalë i pati edhe trajneri i Juventusit, Igor Tudor.
“Është një djalë që sapo ka mbërritur. Ka pasur pak momente për t’u futur në mekanizmat e ekipit. Ai do të mund të tregojë përsëri këto cilësi në të ardhmen”, tha Tudor.