Tuchel: Vështirë të blihen lojtarë nga Napoli - Gazeta Express
string(44) "tuchel-veshtire-te-blihen-lojtare-nga-napoli"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 16:39

Tuchel: Vështirë të blihen lojtarë nga Napoli

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 16:39

Thomas Tuchel ka folur me cilësime të larta për transferin e Kalidou Koulibaly teksa ka theksuar se ka qenë shumë i vështirë transferi i tij nga Napoli

Senegalezi 31 vjeçar nënshkroi kontratë katër vjeçare me Blutë muajin e kaluar duke kompletuar transferin e tij 40 milionë euro nga skuadra e Napolit. Koulibaly ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë në kryeqytetin e Campanias dhe pritjet për të janë të larta para debutimit të tij në Premier Ligë.

Lexo Edhe:

Duke folur në një konferencë për shtyp, Tuchel ka folur për arritjen e Koulibaly dhe atë së çfarë mendon ai se do të sjellë ky lojtar për skuadrën e Chelsea.

“Ne e kemi përcjell atë që disa vite. Unë personalisht dhe stafi i imë e kemi përcjellë për disa vite dhe disa herë jemi përpjekur ta transferojmë por nuk kishim sukses sepse është shumë e vështirë që të marrim lojtarë nga Napoli, të cilët janë të njohur me faktin që ata dinë ta ruajnë skuadrën e tyre”, tha Tuchel.

“Ai është lider. Ne kemi pasur informata të shumta për të që i kemi marrë nga Mendy dhe Jorginho. Ne kemi rimarrë këtë gjë, ai është një djalë fantastik, një lider në zhveshtore, i qetë dhe një rol model”. /GazetaExpress/