Tuchel: Vendi i tretë pa Kanten, një mrekulli - Gazeta Express
string(43) "tuchel-vendi-i-trete-pa-kanten-nje-mrekulli"

Tuchel: Vendi i tretë pa Kanten, një mrekulli

Futboll

Gazeta Express

20/05/2022 9:38

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thotë se përfundimi në vendin e tretë në Premier League duhet të shihet si një “mrekulli” duke pasur parasysh vështirësitë e lëndimit të N’Golo Kante.

Barazimi 1-1 i Bluve me Leicesterin i vendos ata tre pikë më shumë se Tottenham, në vendin e katërt, me një ndeshje të mbetur.

Lexo Edhe:

Chelsea ka një goldiferencë superiore prej 18 ndaj Spurs, shkruan Gazeta Express.

Kante ka humbur më shumë se gjysmën e sezonit me lëndime të ndryshme dhe Tuchel tha se ai e bën diferencën.

“Ai është djali që bën diferencën. Unë mendoj se ai është lojtari ynë kyç, kyç, kyç, por lojtarët kyç duhet të jenë në fushë. Ai luajti vetëm 40% të ndeshjeve. Kështu që ndoshta është një mrekulli që ne arritëm në vendin e tretë. Sepse ai është Mo Salah ynë, ai është Van Dijk ynë, ai është De Bruyne, ai është thjesht ai lojtar. Ai është Neymar ynë, ai është Kylian Mbappe ynë”, vazhdoi Tuchel me lëvdata për mesfushorin francez. /Gazeta Express/