Tuchel: Neymar do të luajë kundër Dortmundit - Gazeta Express
string(43) "tuchel-neymar-do-te-luaje-kunder-dortmundit"

Gazeta Express

17/02/2020 23:35

Tuchel: Neymar do të luajë kundër Dortmundit

Gazeta Express

17/02/2020 23:35

Neymar është gati, do të zbresë dhe do të luajë në ‘Signal Iduna Park’.

Neymar do të jetë në formacion për Paris Saint-Germain kundër Borussia Dortmund në Champions League, ka kofnirmuar Thomas Tuchel.

Lexo Edhe:

Ai kishte probleme tash e disa ditë, por Tuchell thotë se është gati për të zbritur në fushë.

“Neymar është këtu, po ndihet mirë”, u shpreh Tuchel në konferencë për media.

“Ai është stërvitur mirë dhe do të luajë nesër nëse nuk ndodh diçka gjatë stërvitjeve të radhës”.

“Do të ndryshojë gjithçka nëse ai luan dhe shpresoj të jetë pozitivisht”.

“Nëse e kemi Neymari në fushë, ai ka aftësi për të qenë shumë vendimtar. Ajo do të ndryshojë gjithçka: për shokët e tij, për Mbappen”.

“Më dhuron mua më shumë besim, ashtu edhe ekipit, ashtu më duket mua”. /Gazeta Express/