Tuchel: Mbappe duhet t’i pranojë vendimet e mia


Gazeta Express
10 Dhjetor 2019 22:40

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka tentuar të sqarojë publikisht se kush komandon te kampionët e Francës, dhe e bëri këtë nëpërmjet konferencës për mediat, të dhënë para sfidës ndaj Galatasary, e vlefshme për raundin e fundit të fazës së grupeve në Champions League.

Një përpjekje kjo e gjermanit që ndodh menjëherë pas asaj shfaqje aspak pozitive me protagonist yllin francez, Kylian Mbappe. Sulmuesi u nevrikos me trajnerin e tij kur u zëvendësua në ndeshjen e fundit, ndaj Montpellier.

“Mbappe duhet të respektojë zgjedhjet e trajnerit. Ai ka një mentalitet të saktë. Kur fiton shumë tituj dhe ke një talent si i tij është normale të mos dëshirosh të zëvendësohesh, por duhet të pranosh vendimet e trajnerit. Duhet të tregosh respect edhe ndaj atij që po futet në vendin tënd. E harrova sjelljen e tij një minutë pasi doli, nuk ka asgjë personale”, deklaroi Tuchel.

Te fundit


Kthehu lart