Tuchel ia tregon muskujt Contes, i ka do llafe për të - Gazeta Express
string(52) "tuchel-ia-tregon-muskujt-contes-i-ka-do-llafe-per-te"

Tuchel ia tregon muskujt Contes, i ka do llafe për të

Futboll

Gazeta Express

15/08/2022 9:01

Thomas Tuchel dhe Antonio Conte ishin protagonistë të ndeshjes së djeshme ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit.

Trajneri gjerman dhe ai italian e patën një zënkë pas lojës, ndërsa tensionet në mes tyre e kishin fillesën gjatë lojës.

Lexo Edhe:

Teksa ia zgjatën dorën njëri-tjetrit pas lojës, nisi konfrontimi fizik në mes tyre, i cili u ndal nga zyrtarët tjerë të klubeve, shkruan “Gazeta Express”.

E pas lojës, të dy trajnerët i dhanë versionet e tyre.

“Mendoj se kur t’ia zgjat dorën dikujt, duhet ta shikojë njëri-tjetrin në sy, ndërsa Antonio kishte një mendim ndryshe”, deklaroi Tuchel për “Evening Standard”.

“Ishte emocionuese, ai ishte i lumtur kur na barazuan. Unë isha i nxehur pak, por nuk është asgjë e madhe. Nuk ishte e nevojshme, por shumë gjëra nuk ishin të nevojshme”, shtoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.

Ndërkohë, Tuchel e ka provokuar Conten në konferencë për shtyp pas lojës derisa ia ka treguar kolegut të tij muskulin e dorës, duke treguar se sa i fortë që është, shkruan “Gazeta Express”.

Trajnerët patën probleme edhe gjatë shënimit të golave nga ana e ekipeve të tyre, duke e provokuar njëri-tjetrin. /Gazeta Express/