string(81) "tuchel-i-mllefosur-e-pash-gjyqtarin-duke-qeshur-dhe-duke-bere-shaka-me-ancelottin"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2022 12:39

Tuchel i mllefosur: E pash gjyqtarin duke qeshur dhe duke bërë shaka me Ancelottin

Futboll

Gazeta Express

13/04/2022 12:39

Thomas Tuchel ka mbetur i zhgënjyer me eliminimin e Chelseat nga Liga e Kampionëve.

Por, trajneri gjerman u mllefos edhe më shumë në gjyqtarin, të cilit ia përmendi një rast pas përfundimit të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

“Më ka dëshpëruar fakti se gjyqtari ishte duke bërë shaka me kolegun tim, Carlo Ancelotti. E di se Carlo është një njeri gjentil dhe një njeri i mirë, por kur doja të shkoja për ta falënderuar (referin) për lojën, e pash duke qeshur dhe duke bërë shaka me trajnerin kundërshtar”, deklaroi trajneri i Chelseat.

“Mendoj se ishte një moment mjaft, mjaft i gabuar për ta bërë, pas përfundimit të ndeshjes prej 126 minutash, ku një skuadër e dha krejt zemrën e saj për të luftuar deri në topin e fundit. Dhe ti, si trajner, e sheh referin duke qeshur dhe duke bërë shaka me kolegun tjetër. Mendoj se momenti ishte tepër, tepër i papërshtatshëm dhe këtë ia thash edhe atij”, vazhdoi Tuchel.

Chelsea e fitoi lojën e dytë çerekfinale me rezultat 3:2, por kjo nuk i mjaftoi për të shkuar në gjysmëfinale. /Gazeta Express/