Tuchel flet për spekulimet lidhur me Araujon: Kam folur edhe me nënën time - Gazeta Express
string(73) "tuchel-flet-per-spekulimet-lidhur-me-araujon-kam-folur-edhe-me-nenen-time"

Tuchel flet për spekulimet lidhur me Araujon: Kam folur edhe me nënën time

Sport

Gazeta Express

10/12/2023 14:27

Ditët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë spekulime për interesimin e Bayern Munichit për Ronald Araujo.

Kampionët gjermanë thuhet se janë të përgatitur të bëjnë “të gjitha” për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, i cili është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit katalanas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të premten, u raportua se uruguaiani foli me trajnerin e Bayern Munichit, Thomas Tuchel, në lidhje me një lëvizje të mundshme në “Allianz Arena”.

Lidhur me këtë është deklaruar së fundmi trajneri gjerman.

Ai refuzoi të fliste drejtpërdrejt për Araujon, megjithëse nuk mund të rezistonte duke bërë shaka rreth telefonatës së supozuar.

“Nuk do ta komentoj këtë në asnjë drejtim. Ne flasim vetëm për lojtarët tanë. Kam folur edhe me nënën time në telefon dhe nuk ka pasur raportime për këtë”, tha Tuchel për “Sky Sport Germany”. /Gazeta Express/