Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në tubimin e sotëm.
“Faleminderit Fushë Kosovë! Sonte treguat edhe njëherë energjinë dhe përkushtimin tuaj. Pjesëmarrja e madhe dhe mbështetja juaj e ngrohtë na jep forcë dhe motivim përpara. Fushë Kosova PËRTEJ! ✌️”, ka deklaruar Osmani.