Tubimi me Degën e IV të LDK'së: Abdixhiku: Kryeqyteti e ka bërë zgjedhjen, tash mbetet që Kosova ta ndjekë - Gazeta Express
string(102) "tubimi-me-degen-e-iv-te-ldkse-abdixhiku-kryeqyteti-e-ka-bere-zgjedhjen-tash-mbetet-qe-kosova-ta-ndjeke"

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 23:36

Tubimi me Degën e IV të LDK’së: Abdixhiku: Kryeqyteti e ka bërë zgjedhjen, tash mbetet që Kosova ta ndjekë

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 23:36

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiu, ka vazhduar tubimet në Prishtinë, sonte në degën IV.

Ai ka thënë se kryeqyteti e ka bërë zgjedhjen me LDK-në, tash i mbetet Kosovës që ta ndjekë.

Tutje, ka deklaruar se LDK është sërish fuqishëm në Prishtinë, duke shtuar se “kjo është dëshmi se kryeqyteti e njeh mirë dallimin mes propagandës dhe punës, mes improvizimit dhe vizionit”.

“Kryeqyteti e ka bërë zgjedhjen e tij. Me LDK-në. Tash mbetet që Kosova ta ndjekë.  Prishtina gjithmonë ka qenë një hap përpara. Qyteti ku idetë lindin, ku trendet krijohen, ku politika nuk shihet si spektakël, por si përgjegjësi. Kur Prishtina flet, Kosova e dëgjon. Kur Prishtina lëviz, vendi ndryshon. Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytetit dhe kjo nuk ishte rastësi. Ishte kthim i besimit, i seriozitetit dhe i standardit të qeverisjes. Sot ky trend vetëm po forcohet. Tubim pas tubimi, lagje pas lagjeje, Prishtina po e tregon qartë se e ka zgjedhjen e bërë dhe se ky orientim nuk është moment, por proces”.

“LDK është sërish fuqishëm në Prishtinë. Kjo është dëshmi se kryeqyteti e njeh mirë dallimin mes propagandës dhe punës, mes improvizimit dhe vizionit. Dega IV e Prishtinës në listën e LDK-së ka një përfaqësim të fuqishëm, me figura të shëndetësisë, inovacionit, kulturës, institucioneve dhe politikës aktive; ka mjekë, profesorë, juristë, aktivistë, ndërmarrës e figura të kulturës. Me numër 14 Besian Mustafa, numër 3 Hykmete Bajrami, numër 4 Doarsa Kica Xhelili, numër 19 Ermal Sadiku, numër 23 Arben Gashi, numër 24 Sibel Halimi, numër 30 Vlora Dumoshi, numër 31 Krenar Xhaferi, numër 41 Festim Kabashi, numër 97 Vebi Mujku dhe numër 100 Bujar Gashi”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement