Tubimi i opozitës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi - Gazeta Express
string(77) "tubimi-i-opozites-shkarkohet-edhe-drejtori-i-policise-se-tiranes-elton-alushi"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 14:54

Tubimi i opozitës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 14:54

Valë shkarkimesh në Policinë e Shtetit, pas dështimit të kupolës së saj për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme në kryeqytet.

Pas shkarkimit të kryepolicit Ilir Proda me këtë motivacion, ka ardhur edhe një tjetër largim i bujshëm.

Elton Alushi nuk do të jetë më drejtori i Policisë së Tiranës.

Ai është shkarkuar rreth dy vite pasi e mori këtë detyrë dhe shkaku është i njëjtë, mungesa e sigurisë së qytetarëve dhe shtetasve të huaj në kryeqytet gjatë protestës së tensionuar dhe të dhunshme të opozitës.

Më 7 Mars 2025 Alushi ka qenë i thirrur edhe në Prokurorinë e Posaçme.

Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat.

Elton Alushi e mbante postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj./Panorama.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement