Tualetet e tejdukshme në Japoni - Gazeta Express

Tualetet e tejdukshme në Japoni

Lajme

Gazeta Express

27/08/2020 16:24

Gazetare: Albulena Demaku

Shumica e njerëzve janë të shqetësuar në lidhje me përdorimin e tualeteve publike ashtu siç janë, kështu që ndërtimi i tyre plotësisht transparent thjesht do të rritë ankthin e tyre edhe më shumë.

Tualetet publike japoneze zakonisht kanë një standard higjiene më të lartë se banjat e tjera publike në të gjithë botën.

Madje atje ekzistojnë edhe klube shoqërore, anëtarët e të cilit mblidhen çdo të diel në mëngjes për të pastruar vullnetarisht tualete publike rreth kryeqytetit të Japonisë.

Por edhe pas kësaj, disa njerëz hezitojnë të hyjnë në një strukturë të errët, me erë të keqe dhe ndoshta të pasigurt për të bërë kryer nevojat personale.

Në fillim të këtij viti, një fondacioni jofitimprurës filloi projektin e tualetit të Tokios, në një përpjekje krijuese për të kuruar frikën për përdorim të tualetit në publik.

Në këtë projekt u përfshinë 16 arkitektë me përvojë që të rinovonin 17 tualete publike të vendosura në parqet publike.