Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Gashi, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
Gjatë bisedës, Gresa ndau disa momente argëtuese nga qëndrimi i saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke përmendur edhe marrëdhënien e saj me Xuxin, i cili është ende pjesë e garës.
Me humor dhe të qeshura në studio, Gresa rikujtoi situata nga koha kur ishte në shtëpi, duke përmendur një shprehje të saj që u bë virale: “Tu pi venë bone be Zotin”.
Ajo shtoi se raporti me Xuxin ka qenë plot dinamikë.
Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.