Tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare nga Instituti Albanologjik - Gazeta Express
string(92) "tryeze-shkencore-me-rastin-e-dites-nderkombetare-te-gjuhes-amtare-nga-instituti-albanologjik"

Arte

Gazeta Express

18/02/2025 15:52

Tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare nga Instituti Albanologjik

Arte

Gazeta Express

18/02/2025 15:52

Instituti Albanologjik-Prishtinë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, organizojnë tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Tryeza në fjalë do të mbahet pasnesër, 20 shkurt, ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik-Prishtinë dhe do të ketë këtë temë bosht: “Përdorimi i shqipes në domenin publik”.

Studiuesit që do të flasin në këtë aktivitet shkencor janë: Asllan Hamiti, Mustafa Ibrahimi, Abdurrahim Maxhuni, Ismet Osmani, Bahtijar Kryeziu, Begzad Baliu, Naim Berisha, Ajtene Hajdari Qamili, Sejdi Gashi, Izer Maksuti dhe Manjola Zaçellari.

Këshilli organizues i tryezës shkencore përbëhet nga Abdurrahim Maxhuni, Mustafa Ibrahimi dhe Sejdi Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement