Tryeza shkencore "Lëvizjet parahistorike dhe pastoralizmi transhumant” - Gazeta Express
string(68) "tryeza-shkencore-levizjet-parahistorike-dhe-pastoralizmi-transhumant"

Arte

Gazeta Express

03/10/2024 15:56

Tryeza shkencore “Lëvizjet parahistorike dhe pastoralizmi transhumant”

Arte

Gazeta Express

03/10/2024 15:56

Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Dega e Historisë, organizon tryezën shkencore ndërkombëtare që ka këtë temë bosht: “Lëvizjet parahistorike dhe pastoralizmi transhumant: Roli i tyre në shpërndarjen e të mirave dhe kulturës materiale përmes alpeve”. Tryeza në fjalë do të mbahet nesër, 04.10.2024, ora 10:00, në Institutin Albanologjik-Prishtinë.

Kjo tryezë shkencore mbledh studiuesit më të shquar nga Evropa, ShBA-ja dhe Ballkani për të shqyrtuar përparimet e fundit në studimin e lëvizshmërisë njerëzore parahistorike dhe pastoralizmit transhumant në Alpet Ballkanike dhe Zvicerane. Kumtimet dhe diskutimet do të fokusohen në mënyrën se si këto praktika transhumante lehtësuan transmetimin e mallrave, teknologjive dhe ideve kulturore nëpër rajonet alpine gjatë parahistorisë. Po ashtu, kjo tryezë do të synojë ndërlidhjen e njohurive nga dy zonat e lartcekura gjeografike, që aq sa kanë dallueshmëri, aq kanë edhe ndërlidhmëri. Tryeza synon të avancojë bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe të thellojë kuptimin tonë për dinamikën e shkëmbimit të kulturës materiale në parahistori.
Studiuesit ndërkombëtarë dhe vendorë që do të marrin pjesë në këtë konferencë janë: Marie Besse, Albert Hafnner, Michael Gallaty, Maja Grguric dhe Arianit Buqinca.