Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi prej tre ditësh po luftojnë për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat dhe shpëtimin e tyre.
Në luftë edhe me temperaturat e ulëta ekipet kanë mundur të shpëtojnë shumë njerëz, ashtu si edhe në rastin e trupave shqiptare, të cilët në mesditë arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat një 5-vjeçar në Malatya të Turqisë.
I mituri ishte në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht orëve të gjata nën rrënoja.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila po ashtu tha se deri më tani janë nxjerrë dhe 3 trupa të pajetë. Pjesëtarët e ekipit tonë shëndetësor kanë asistuar edhe në dhënien e ndihmës shëndetësore për dhjetëra persona të lënduar.
Ndërkohë, në Turqi ka mbërritur edhe kontingjenti i dytë i forcave shqiptare. Në total Shqipëria ka dërguar 73 trupa të shpëtim kërkimit dhe njësisë ushtarake të shëndetësisë
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...