Trupat ruse hedhin në erë municione përballë termocentralit më të madh bërthamor - Gazeta Express
string(80) "trupat-ruse-hedhin-ne-ere-municione-perballe-termocentralit-me-te-madh-berthamor"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2022 16:54

Trupat ruse hedhin në erë municione përballë termocentralit më të madh bërthamor

Lajme

Gazeta Express

14/03/2022 16:54

BBC shkruan se trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.

Një mesazh pasues nga kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.

Rusia mori kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë më 4 mars, pasi u godit nga bombardimet.

Centrali, i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.