"Trupat janë dërguar për obduksion", çfarë thuhet në raportin e policisë për dy të rinjtë që u gjeten të vdekur në vilë në Pejë - Gazeta Express
string(124) "trupat-jane-derguar-per-obduksion-cfare-thuhet-ne-raportin-e-policise-per-dy-te-rinjte-qe-u-gjeten-te-vdekur-ne-vile-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 10:10

“Trupat janë dërguar për obduksion”, çfarë thuhet në raportin e policisë për dy të rinjtë që u gjeten të vdekur në vilë në Pejë

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 10:10

Dy të rinj të moshës 20 dhe 25 vjeçare u gjetën dje të vdekur në një villë në Pejë.

Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se trupat e tyre janë dërguar për obduksion dhe se rasti i vdekjes së tyre është duke u hetuar.

“Rr e KFOR-it, Pejë 30.12.2025-15:10. Raportohet se në një vilë janë gjetur pa shenja jete dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement