Trupat e Baletit Kombëtar të Kosovës do të performojnë më 8 qershor në orën 20:00 një koreografi të koreografit ndërkombëtar Daniel Cardoso.
Kështu ka njoftuar Baleti i Kosovës në faqen zyrtare në Facebook, ku tregohet edhe një biografi e shkurtë e Cardosos.
“Daniel Cardoso ishte bursist në Shkollën e Kërcimit Bashkëhor ‘Martha Grahma’. Cordoso gjatë rrugëtimit të tij si balerin kërceu me vepra të koreografëve të njohur si Martha Grahma, Robert Ëilson e shumë të tjerë. Eksperienca e tij si koreograf numëron mbi 35 vepra për Baletin.”
Njoftimi i plotë:
Se shpejti…
Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon bashkëpunimin me koreograf ndërkombëtar. Daniel Cardoso (koreograf portugez) është emri i radhës që do të sjell tek publiku ynë mjeshtërinë e tij me projektin “Correr o Fado”.
Balerinët do ta pushtojnë skenën përreth 60 minuta, ku do ta tregojnë harmoninë e lëvizjeve të tyre.
Trupat e Baletit Kombëtar të Kosovës po bëjnë prova tash e 10 ditë, ata pritet të performojnë me 8 qershor në orën 20:00.
Bio e shkurtër e koreografit Cardoso:
Daniel Cardoso ishte bursist në Shkollën e Kërcimit Bashkëhor ‘Martha Grahma’. Cordoso gjatë rrugëtimit të tij si balerin kërceu me vepra të koreografëve të njohur si Martha Grahma, Robert Ëilson e shumë të tjerë.
Eksperienca e tij si koreograf numëron mbi 35 vepra për Baletin.
…
Për detaje të tjera rreth këtij eventi do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim.