Trupa të zbuluar nga hiri në Itali - Gazeta Express

Gazeta Express

22/11/2020 10:27

Trupa të zbuluar nga hiri në Itali

Gazeta Express

22/11/2020 10:27

Mbetjet skeletore të asaj që besohet të ketë qenë një njeri i pasur dhe skllavi i tij mashkull duke u përpjekur t’i shpëtonte vdekjes nga shpërthimi i malit Vesuvius gati 2,000 vjet më parë, janë zbuluar nga zyrtarë arkeologjik të Pompeit në parkun arkeologjik në Itali thanë të shtunën.

Pjesë të kafkave dhe eshtrave të dy burrave u gjetën gjatë gërmimit të rrënojave, nga ajo që dikur ishte një vilë elegante me një pamje panoramike të Detit Mesdhe, në periferi të qytetit antik Romak të shkatërruar nga shpërthimi i vullkanit në vitin 79 pas Krishtit.

Zyrtarët e Pompeit thanë se burrat me sa duket shpëtuan nga rënia fillestare e hirit nga Mali Vesuvius dhe më pas i’u nënshtruan një shpërthimi të fuqishëm vullkanik që ndodhi mëngjesin tjetër. Shpërthimi i mëvonshëm “siç duket pushtoj zonën në shumë pika, duke rrethuar dhe varrosur viktimat në hi”, thanë zyrtarët e Pompeit në një deklaratë.

Eshtrat e dy viktimave, të shtrirë pranë njëra-tjetrës në shpinë, u gjetën në një shtresë hiri gri të paktën 2 metra (6.5 këmbë) të thellë, thanë ata.

Duke gjykuar nga kockat e kafkës dhe dhëmbët, një nga burrat ishte i ri, me gjasë nga mosha 18 deri në 25 vjeç, me një shtyllë kurrizore paksa të shtrembër. Ky zbulim bëri që arkeologët të hipotezonin se ai ishte një i ri që bënte punë fizike, si ai i një skllavi punëtor.

Njeriu tjetër kishte një strukturë të fortë kockore, veçanërisht në zonën e gjoksit, dhe vdiq me duart në gjoks dhe me këmbët e përkulura. Ai u vlerësua të ketë qenë 30-40 vjeç, thanë zyrtarët arkeologë të Pompeit. Fragmente të bojës së bardhë u gjetën afër fytyrës së burrit, ndoshta mbetje të një muri të sipërm të shembur, thanë zyrtarët, shkruan The Indenpedent, transmeton Express.

Përktheu: Njomza Arifi