string(93) "trumpi-thote-se-te-henen-do-te-telefonoje-putinin-e-zelenskyn-per-te-negociuar-nje-armepushim"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 18:54

Trumpi thotë se të hënën do të telefonojë Putinin e Zelenskyn për të negociuar një armëpushim

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 18:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të hënën do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump në rrjetin social “Truth” tha se temat e telefonatave do të jenë ndalimi i siç e quajti ai “masakrës” që po vret, sipas tij, mbi 5 mijë ushtarë rusë dhe ukrainas çdo javë, por edhe çështjet tregtare.

“Shpresoj që të jetë një ditë produktive, të arrihet një armëpushim dhe që kjo luftë shumë e dhunshme – një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur të përfundojë. Zoti na bekoftë të gjithëve”, shkroi Trump.

Përveç me Putinin e Zelenskyn, Trumpi paralajmëroi se të hënën do të zhvillojë bisedë edhe me disa anëtarë të ndryshëm të NATO-s.

Këto biseda pritet vijnë pas takimeve të para të drejtpërdrejta mes delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvilluan dje e që ishin të parat që nga viti 2022.