Trumpi synon ta nominojë Amy Coney Barrett në vend të gjykatëses së ndjerë, Ruth Bader Ginsburg - Gazeta Express
string(94) "trumpi-synon-ta-nominoje-amy-coney-barrett-ne-vend-te-gjykateses-se-ndjere-ruth-bader-ginsburg"

Gazeta Express

26/09/2020 9:04

Trumpi synon ta nominojë Amy Coney Barrett në vend të gjykatëses së ndjerë, Ruth Bader Ginsburg

Gazeta Express

26/09/2020 9:04

Sipas dy burimeve, presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon që ta nominojë gjykatësen konservatore, Amy Coney Barrett, për Gjykatën Supreme.

Nëse konfirmohet nga Senati, i cili kontrollohet nga republikanët, Barrett do ta zëvendësonte gjykatësen e ndjerë, Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq më 18 shtator në moshën 87-vjeçare, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Presidenti amerikan kërkoi nga senatorët që ta konfirmojnë propozimin e tij para zgjedhjeve të 3 nëntorit, në të cilat ai po e kërkon mandatin e dytë, ndërsa demokratët po synojnë ta sigurojnë shumicën në Senat.

Barret, 48 vjeçe, ishte caktuar nga Trumpi në Gjykatën e Apelit në vitin 2017. Nëse zgjidhet në postin ku mund të qëndrojë tërë jetën, ajo do të bëhej gruaja e pestë që shërben në Gjykatën Supreme dhe do ta zgjeronte shumicën konservatore në 6 me 3.

Përzgjedhja e saj është parë me shqetësim nga grupet liberale. Grupet për të drejtat e abortit janë shprehur të shqetësuara se kjo gjykatëse mund të ofrojë ndihmë për ta kthyer mbrapsht vendimin e vitit 1973, me të cilin aborti ishte legalizuar në nivel kombëtar.