Trumpi s’ia përmend emrin Bidenit në fjalimin e fundit si president - Gazeta Express
string(66) "trumpi-sia-permend-emrin-bidenit-ne-fjalimin-e-fundit-si-president"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 15:14

Trumpi s’ia përmend emrin Bidenit në fjalimin e fundit si president

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 15:14

Presidenti i deritashëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u largua mëngjesin e së mërkurës për herë të fundit si president nga Shtëpia e Bardhë.

Në një deklaratë të shkurtër, ai e falënderoi familjet e vet dhe u zotua se do të luftojë gjithmonë, pa saktësuar për çka e ka fjalën.

Lexo Edhe:

“Ju jeni njerëz të mahnitshëm. Ky është një vend i mrekullueshëm. Është nderi dhe privilegji im më i madh që kam qenë presidenti juaj”, tha Trumpi para një turme me familjarë dhe staf, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse ai i dëshiroi fat gjeneratës së ardhshme, miliarderi që shërbeu vetëm një mandat si president i shtetit më të fuqishëm në botë nuk ia përmendi emrin pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden.

Në fjalët e fundit para se të hipte në aeroplan, Trumpi tha: “Paçi jetë të mirë, do të shihemi së shpejti”, duke lënë të nënkuptohet se ndoshta nuk do të tërhiqet plotësisht nga jeta politike.

Ndryshe, presidenti i ri, Joe Biden, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pritet të betohet zyrtarisht në postin e ri rreth orës 12 të mesditës sipas kohës lokale apo rreth orës 18 sipas kohës në vendin tonë.