Trumpi pretendon se ka të drejtë të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë - Gazeta Express
string(69) "trumpi-pretendon-se-ka-te-drejte-te-nderhyje-ne-sistemin-e-drejtesise"

Trumpi pretendon se ka të drejtë të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë

Gazeta Express

15/02/2020 8:27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka injoruar lutjen e prokurorit të përgjithshëm amerikan, William Barr, që të mos shkruajë në Twitter në lidhje me rastet e sistemit të drejtësisë, saktësisht duke e përdorur rrjetin social, Twitter, ku tha se ai ka të drejtë ligjore që ta bëjë një gjë të tillë.

Prokurori Barr disa orë para reagimit të presidentit e mbajti një fjalim qortues, duke thënë se postimet e presidentit Trump në Twitter po ia bëjnë të pamundur kryerjen e detyrës dhe se nuk do të ndikohet në lidhje me vendimet në Departamentin e Drejtësisë.

Lexo Edhe:

Komentet e prokurorit erdhën pasi ai u përball me kritika të ashpra nga demokratët për hetimet e tij në lidhje rastin e Roger Stone-it, i cili u dënua në nëntor të vitit të kaluar. Ai këtë javë e refuzoi rekomandimin e prokurorëve që Stone të dënohet me shtatë deri nëntë vjet burgim.

Katër prokurorët e rastit dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së prokurorit të përgjithshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ky rast shkaktoi një krizë të besueshmërisë në sistemin amerikan të drejtësisë pasi avokatë të njohur paralajmëruan se ai mund ta rrezikojë integritetin e prokurorëve federalë dhe ta politizojë trajtimin e rasteve të miqve dhe armiqve të Trump-it.