Trumpi po merret aq keq me koronavirusin, saqë gati po e bën Johnson-in të duket i mirë - Gazeta Express
string(86) "trumpi-po-merret-aq-keq-me-koronavirusin-saqe-gati-po-e-ben-johnson-in-te-duket-i-mire"

Trumpi po merret aq keq me koronavirusin, saqë gati po e bën Johnson-in të duket i mirë

Gazeta Express

02/05/2020 13:39

E vetmja gjë që po e mbron kryeministrin britanik nga kritikat më të ashpra për dështimet e tij është që dështimet e presidentit amerikan janë edhe më të këqija.

Jonathan Freedland

Lexo Edhe:

Kjo qeveri duhet të jetë në stres të jashtëzakonshëm. Dëshmitë se ajo i ka marrë keq vendimet jetike në momente jetike vetëm po shtohen. Përsëritja e mërzitshme tashmë është shumë e njohur, saqë vështirë se ka nevojë të përsëritet, nga dështimi për të siguruar pajisje mbrojtëse personale për punëtorët që ishin në vijën e frontit në shëndetësi dhe kujdes social deri te 11 ditët e vonesës para vendosjes së izolimit, që është dëshmtuar jetik për shpëtimin e jetëve.

Ju mund të përqendroheni në gjykime specifike: pse i lejuan ministrat tubimet masive, duke i injoruar paralajmërimet se ato mund ta përhapin virusin? Pse fillimisht qeveria kërkoi nga njerëzit që të qëndrojnë larg pijetoreve e restoranteve, por njëkohësisht i lejoi ato që të qëndrojnë të hapura? Pse qeveria e ndërpreu në mars testimin dhe përcjelljen e rasteve? Nëse përgjigjja është mungesa e kapaciteteve, atëherë pse nuk e themeloi menjëherë “ushtrinë e përcjellësve të kontakteve”, e cila do të kërkohet, nëse do të dalim ndonjëherë nga shtëpitë? Pse të përqendrohemi në laboratore të mëdha e të mos i shfrytëzojmë laboratoret e vogla për t’i bërë testimet e popullatës lokale, gjë që do t’i bënte spitalet vende të sigurta?

Apo mund të shikoni në vendimet e para një dekade, duke ia drejtuar gishtin ashpërsisë së konservatorëve, që i dobësuan deri në asht shërbimet publike, duke i lënë pa pajisje. Sidoqoftë, vendi tashmë përballet me një shifër viktimash që po shkon drej 30 mijëshit.

Çfarë po ndikon në shpërputhjen mes veprimeve të qeverisë dhe vlerësimit të lartë që publiku po ua bën personave përgjegjës? Thënë ndryshe, pse Boris Johnson nuk është të telashe më të mëdha?

Secila përgjigje duhet të fillojë me prirjen e votuesve që t’i mbështesin udhëheqësit e tyre në kohë krize. Të dhënat rreth botës, në këtë epokë dhe në të tjerat, tregojnë se kur qytetarët janë të frikësuar, ata duan të besojnë se personat në pushtet e kanë urtësinë dhe fuqime për t’i mbrojtur. T’i mendojmë votuesit si pasagjerë në një aeroplan që po rrëzohet. Në atë moment rreziku, ata kanë nevojë t’i besojnë pilotit.

Në rastin e Johnson-it, ekziston edhe një faktor shtesë. Askush nuk mund ta akuzojë me atë mënyrën tradicionale që përdoret për t’i akuzuar politikanët, se ai është jashtë realitetit për seriozitetin e sëmundjes. Përvoja e tij me Covid-19 e imunizon nga kjo akuzë.

Edhe nëse Britania del të jetë vendi më i prekur, do të jetë lehtë të argumentohet se nuk ka qenë faji i qeverisë, por më tepër i disa fakteve të pandryshueshme për këtë vend, që për shembull, e ka një qytet si Londrën, që nuk krahasohet për nga madhësia me ndonjë qytet tjetër evropian.

Megjithatë, ka diçka më shumë se kaq e që ndoshta është shpjegim më pak i qartë – ai lidhet me gjykimin përmes krahasimit. Ne nuk kemi nevojë të presim për analiza të plota statistikore për ta ditur se Johnson-i ka qenë lideri më i keq botëror në këtë krizë, sepse ne mund të shpallim një fitues në këtë garë që tani.

Çdo ditë, britanikët zgjohen me lajme më të çuditshme përtej Atlantikut. Javën e kaluar, Donald Trump-i i këshillonte amerikanët që të merrnin zbardhues përmes injeksionit. Të premten, ai pretendoi se ka parë dëshmi që koronavirusi është zhvilluar në një laborator të Wuhan-it, pretendim që është mohuar nga drejtori i vet i inteligjencës kombëtare. Pamjet shokuese të protetuesve me armë para ndërtesës së kuvendit në Michigan të enjten në mbrëmje vështirë se ishin befasi, duke pasur parasysh se vetë Trump-i shkruante në Tëitter “Çlirojeni Michigan-in!” para disa ditëve, duke i përkrahur ata që kërkonin që shtetet e tyre ta kundërshtojnë këshillën e Shtëpisë së Bardhë dhe t’u japin fund masave të izolimit, që deri më tani janë dëshmuar si mënyra e vetme për ta ndaluar virusin.

Sado të këqij të jenë Johnson-i dhe qeveria e tij me disa talentë, ne e dimë se nuk janë aq të këqij. Ata të paktën janë bashkuar – më në fund – pas mesazhit “qëndroni në shtëpi”. Ata nuk i kanë përqafuar teoritë konspirative.