Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këmbëngul se vendet bërthamore në Iran u “shkatërruan plotësisht” nga sulmet ushtarake amerikane, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e tyre.
Detajet e vlerësimit fillestar të dëmit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit u zbuluan nga CBS, dhe media të tjera.
I dërguari special i Trumpit në Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, e quajti rrjedhjen e informacionit “tradhtare”.
Ndërkohë, një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit duket se po vazhdon të mbahet, pasi të dy kombet e pranojnë se është në fuqi.
Por luftërat që Trumpi ka trashëguar dhe ka premtuar t’u japë fund, në Gaza dhe Ukrainë, vazhdojnë të intensifikohen.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...