Trump thotë se për të “s’përbën asnjë dallim’’ nëse arrihet ose jo marrëveshje me Iranin: Çfarëdo që ndodh, ne fitojmë - Gazeta Express
string(113) "trump1-thote-se-per-te-sperben-asnje-dallim-nese-arrihet-ose-jo-marreveshje-me-iranin-cfaredo-qe-ndodh-ne-fitojme"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 23:23

Trump thotë se për të “s’përbën asnjë dallim’’ nëse arrihet ose jo marrëveshje me Iranin: Çfarëdo që ndodh, ne fitojmë

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 23:23

Presidenti Donald Trump u ka thënë sot gazetarëve se për të nuk ka asnjë rëndësi nëse arrihet apo jo një marrëveshje me Iranin, ndërsa SHBA-ja dhe Irani po zhvillojnë negociata në Pakistan.

“Pavarësisht se çfarë ndodh, ne fitojmë,” tha Trump teksa u largua nga Shtëpia e Bardhë drejt Floridës, duke shtuar më vonë: “Qoftë se bëjmë një marrëveshje apo jo, për mua nuk bën asnjë ndryshim.”, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

Zëvendëspresidenti JD Vance ndodhet në Pakistan duke negociuar me zyrtarë iranianë, gjë që presidenti e pranoi se ka vazhduar “për shumë orë.”

“Ne e kemi mposhtur plotësisht atë vend dhe tani të shohim çfarë ndodh,” tha Trump. “Ndoshta bëjnë një marrëveshje, ndoshta jo, nuk ka rëndësi. Nga këndvështrimi i Amerikës, ne fitojmë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement