Trump zbut tonin pas fitores së Mamdanit: Duam që New Yorku të ketë sukses - Gazeta Express
string(73) "trump-zbut-tonin-pas-fitores-se-mamdanit-duam-qe-new-yorku-te-kete-sukses"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 7:56

Trump zbut tonin pas fitores së Mamdanit: Duam që New Yorku të ketë sukses

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 7:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e zbuti retorikën e tij në lidhje me mbështetjen e ardhshme federale për New Yorkun, pas fitores dërrmuese në zgjedhje të Zohran Mamdanit. Ai sugjeroi se ishte i hapur për të ofruar ndihmë për qytetin, pasi më parë kishte kërcënuar se do të shkurtonte fondet federale.

Trump përsëriti vlerësimin e tij se, siç tha, “komunistët, socialistët marksistë dhe globalistët patën shansin e tyre, por sollën vetëm fatkeqësi”.

Megjithatë, ai theksoi se do ta ndihmonte New Yorkun sepse dëshiron që qyteti të ketë sukses, raportoi CNN.

“Tani le të shohim se si do t’ia dalin komunistët në New York. Do të shohim se si do të përfundojë kjo. Dhe ne do t’i ndihmojmë ata. Ne duam që Nju Jorku të ketë sukses. Do t’i ndihmojmë pak, ndoshta”, tha Trump gjatë një fjalimi në një konferencë ekonomike në Miami.

Trump deklaroi se politikat e Mamdanit, një socialist demokrat, pasqyrojnë pikëpamjet e demokratëve në Kongres.

“Nëse doni të shihni se çfarë duan t’i bëjnë kongresmenët demokratë Amerikës, shikoni rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në New York, ku partia e tyre emëroi një komunist si kryetar bashkie të qytetit më të madh në vend. Vendimi para të gjithë amerikanëve nuk mund të ishte më i qartë – ne kemi një zgjedhje midis komunizmit dhe logjikës së shëndoshë”, theksoi Trump.

Para zgjedhjeve në New York, Trump kishte paralajmëruar se, nëse Mamdani fitonte, ai mund të kufizonte fondet federale për qytetin, përtej minimumit të kërkuar me ligj.

Ai shtoi se do të mbështeste ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, në vend të Mamdanit, duke thënë se, edhe pse nuk është “fans” i Cuomo-s, nëse do t’i duhej të zgjidhte midis një “demokrati të keq” dhe një komunisti, ai do të zgjidhte “demokratin e keq”.