Në fjalimin e tij në Këshillin e Bashkëpunimi të Gjirit që po mbahet në Riad, Donald Trump ka kaluar në temën e luftës në Gazë, duke shprehur shpresën për një të ardhme me “siguri dhe dinjitet” për palestinezët.
Megjithatë, sipas BBC-së, Trump ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për aq kohë sa drejtuesit e Gazës vazhdojnë me dhunën.
Tutje Trump ka vlerësuar rolin “konstruktiv” të liderëve arabë të pranishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe i ka falënderuar gjithashtu për ndihmën në lirimin e pengut izraelito-amerikan Edan Alexander.
Ndër të tjera, në fjalimin e tij, Donald Trump deklaroi se në fund të mandatit të tij të parë “gjithë vrulli në Lindjen e Mesme ishte drejt paqes”.
Ai ka shprehur edhe synimin për të vazhduar përparimin dhe e quajti zgjedhjen e tij “më të rëndësishmen në Amerikë në 129 vitet e fundit”.
Trump ka shtuar se do të vazhdojnë të shtojnë vende të tjera në marrëveshjet Abraham Accords për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke falënderuar Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për firmosjen e marrëveshjes.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...