Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, duke i cilësuar ato si “shumë provokuese” dhe “të rrezikshme”.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump ka bërë të ditur se ka dhënë urdhër për zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane në rajonet përkatëse, si masë paraprake ndaj asaj që ai e quajti “fjalë të pamatura dhe nxitëse”.
“Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara,” shkroi Trump. “Shpresoj që ky të mos jetë njëri prej atyre rasteve.”