Trump u pyet për dronët rusë në Poloni gjatë daljes nga një restorant, kështu reagoi - Gazeta Express
string(83) "trump-u-pyet-per-dronet-ruse-ne-poloni-gjate-daljes-nga-nje-restorant-keshtu-reagoi"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 8:42

Trump u pyet për dronët rusë në Poloni gjatë daljes nga një restorant, kështu reagoi

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 8:42

Një gazetare amerikane u përpoq ta pyeste Donald Trumpin rreth shkeljes së hapësirës ajrore polake mbrëmë nga ana e Rusisë. Presidenti amerikan, i cili po dilte nga një restorant, nuk u përgjigj.

Nuk është e qartë nëse ai e dëgjoi fare pyetjen, pasi u prit nga protestues pro-palestinezë të cilët po e fishkëllenin.

Polonia njoftoi këtë mëngjes se disa dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore gjatë sulmit ndaj Ukrainës. Nuk ishte incidenti i parë i tillë, por Polonia reagoi për herë të parë, pra ngriti aeroplanë dhe qëlloi drejt dronëve. Ata dyshohet se rrëzuan katër dronë.

Ushtria polake ka njoftuat se “operacionet e aviacionit polak dhe aleat në lidhje me shkeljet e hapësirës ajrore polake kanë përfunduar”, por kërkimi për dronët e rrëzuar dhe vendin e tyre të përplasjes është duke vazhduar.

Në një postim në X, ajo u bëri thirrje njerëzve të mos prekin ose afrohen objekte ose mbeturina të panjohura, duke paralajmëruar se ato mund të përmbajnë materiale të rrezikshme.