Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar të postojë nga avioni i Air Force One përgjatë rrugës për në samitin e NATO-s.
Ai në një postim të fundit në Truth Social, ka kërkuar nga ligjvënësit që të përfundojnë punën e “projektligjit të madh, të bukur”.
“Tani që kemi bërë PAQE në botë, duhet ta përfundojmë punën këtu në shtëpi duke miratuar “PROJEKTLIGJIN E MADH, TË BUKUR”, dhe ta çojmë sa më shpejt në tryezën time. Do të jetë një Dhuratë Historike për POPULLIN E MADH TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, teksa nisim festimin e 250-vjetorit të vendit tonë. Po hyjmë më në fund në Epokën tonë të Artë, e cila do të sjellë Siguri, Mbrojtje dhe Mirëqenie të pashembullt për TË GJITHË qytetarët tanë,” ka shkruar Trump.
Ai tutje ka kërkuar nga “miqtë” në Senat, që të mbyllen në një dhomë dhe të pëfundojnë marrëveshjen këtë javë.
“Për miqtë e mi në Senat: mbylluni në një dhomë nëse duhet, mos shkoni në shtëpi, dhe PËRFUNDONI MARRËVESHJEN KËTË JAVË. Punoni me Dhomën që ta marrin në dorë dhe ta kalojnë MENJËHERË. ASKUSH NUK SHKON ME PUSHIME DERISA TË KRYHET,”është shprehur Trump.
Ai ka përfunduar duke thënë se, “të gjithë – më e rëndësishmja, populli amerikan – do të jenë shumë më mirë falë punës sonë të përbashkët. TA BËJMË AMERIKËN TË MADHE SËRISH!
Kujtojmë se miliarderi Elon Musk kritikoi planet e Trump për projektligjin e ri mbi taksat dhe shpenzimet – duke thënë se legjislacioni i planifikuar e la “të zhgënjyer”. Më pas Trumpi mbrojti “projektligjin e tij të madh dhe të bukur” në një postim në Truth Social, duke pretenduar se “po bëhen shumë deklarata të rreme” në lidhje me politikën e tij të rëndësishme ekonomike. Dhe në këtë formë nisi edhe lufta virale mes Trump dhe Musk, që rezultoi me largimin e miliarderit nga qeveria.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...