string(55) "trump-turma-te-dhunshme-po-i-sulmojne-agjentet-federale"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2025 23:53

Trump: Turma të dhunshme po i sulmojnë agjentët federalë

Lajme

Gazeta Express

08/06/2025 23:53

Pasi foli me gazetarët në pistë, Donald Trump ka komentuar për përleshjet në Los Angeles në platformën e tij Truth Social.

“Turma të dhunshme dhe kryengritëse po sulmojnë agjentët tanë federalë për të provuar të ndalojnë operacionet tona të deportimit”, shkruan ai.

Trump thotë se po i udhëzon Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi që “të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme… për t’i dhënë fund këtyre trazirave të emigrantëve”.

“Rendi do të rivendoset, emigrantët e paligjshëm do të dëbohen dhe Los Angeles do të lirohet”, shton ai, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

aaaaa