Trump thumb kryediplomatit të "përhershëm" rus: Është i famshëm sa shefi, ia shoh fytyrën në gazeta - Gazeta Express
string(95) "trump-thumb-kryediplomatit-te-perhershem-rus-eshte-i-famshem-sa-shefi-ia-shoh-fytyren-ne-gazeta"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 9:17

Trump thumb kryediplomatit të “përhershëm” rus: Është i famshëm sa shefi, ia shoh fytyrën në gazeta

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 9:17

Takimi rreth katërorësh në Alaska mes Presidentit të SHBA Donald Trump dhe atij të Rusisë Vladimir Putin nuk ka prodhuar marrëveshje, por “progres të madh”, siç u shpreh Trump në adresimin për media. Trump dhe Putin në nisje të bisedimeve vetëm janë shfaqur para kamerave dhe fotoaparatëve pa u përgjigjur në pyetje. Trump u kritikua për këtë në mediat e huaja, pasi zakonisht kur pret mysafirë flet gjatë dhe madje i godet ata.

Trump ka folur para gazetarëve pas Putinit dhe ndryshe nga Presidenti rus, pa ndonjë letër përpara vetës. Asnjëri nuk ka pranuar pyetje. Trump nuk e ka lëshuar rastin të thumbojë dikë nga delegacioni rus derisa u është drejtuar gazetarëve. Ndonëse nuk u bë e qartë shumë se për kë e ka fjalën, ai me gjasë iu drejtua kryediplomatit rus Sergey Lavrov i cili e mban për një kohë të gjatë këtë detyrë, për 21 vjet. Ai i tha se ” ky këtu është i famshëm sa shefi i tij” dhe se e sheh në gazeta.

“Nuk arritëm, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje (te marrëveshja). Unë do të doja të falënderoja Presidentin Putin dhe të gjithë ekipin e tij, fytyrat e të cilëve i njoh, në shumë raste, fytyrat e të cilëve mund t’i shoh gjatë gjithë kohës në gazeta. Ju jeni shumë – ju jeni pothuajse po aq i famshëm sa shefi, veçanërisht ky këtu”, tha Trump.

Tutje Trump tha se shpreson për takim të ri dhe më produktiv.

“Pra, përsëri, zoti President, do të doja t’ju falënderoja shumë dhe ne do të flasim me ju shumë shpejt, dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt. Faleminderit shumë, Vladimir”.

Putin reagoi në anglisht duke thënë “herën tjetër në Moskë”, ndërsa Trump sinjalizoi se kjo edhe mund të ndodhë./Express/

*Fotografia në lajm ilustruese