Presidenti Donald Trump u ka thënë sot gazetarëve se për të nuk ka asnjë rëndësi nëse arrihet apo jo një marrëveshje me Iranin, ndërsa SHBA-ja dhe Irani po zhvillojnë negociata në Pakistan.
“Pavarësisht se çfarë ndodh, ne fitojmë,” tha Trump teksa u largua nga Shtëpia e Bardhë drejt Floridës, duke shtuar më vonë: “Qoftë se bëjmë një marrëveshje apo jo, për mua nuk bën asnjë ndryshim.”, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.
Zëvendëspresidenti JD Vance ndodhet në Pakistan duke negociuar me zyrtarë iranianë, gjë që presidenti e pranoi se ka vazhduar “për shumë orë.”
“Ne e kemi mposhtur plotësisht atë vend dhe tani të shohim çfarë ndodh,” tha Trump. “Ndoshta bëjnë një marrëveshje, ndoshta jo, nuk ka rëndësi. Nga këndvështrimi i Amerikës, ne fitojmë.”