Trump thotë se republikanët 'duhet të marrin kontrollin e votimit' dhe të 'nacionalizojnë' zgjedhjet amerikane - Gazeta Express
string(106) "trump-thote-se-republikanet-duhet-te-marrin-kontrollin-e-votimit-dhe-te-nacionalizojne-zgjedhjet-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 18:18

Trump thotë se republikanët ‘duhet të marrin kontrollin e votimit’ dhe të ‘nacionalizojnë’ zgjedhjet amerikane

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 18:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka kërkuar republikanëve të “nacionalizojnë” zgjedhjet dhe ka përsëritur pretendimet e tij të rreme për mashtrim zgjedhor të vitit 2020 në një intervistë të re në podcast.

Zgjedhjet amerikane drejtohen kryesisht nga ligji shtetëror dhe votimi është administruar prej kohësh nga zyrtarët lokalë në të gjithë vendin, ka raportuar BBC, transmeton Gazea Express.

“Republikanët duhet të thonë: ‘Ne duam të marrim përsipër. Ne duhet të marrim përsipër votimin në të paktën 15 vende.’ Republikanët duhet të nacionalizojnë votimin”, tha Trump gjatë një paraqitjeje në podcastin e ish-zëvendësdrejtorit të tij të FBI-së, Dan Bongino.

Vërejtjet e tij vijnë disa ditë pasi FBI bastisi një zyrë zgjedhjesh në Xhorxhia për të shqyrtuar të dhënat e votimit nga zgjedhjet e vitit 2020.

Në intervistë, Trump nuk i përmendi “15 vendet” ku ai mendonte se republikanët duhet të “nacionalizojnë” votimin.

Presidenti e lidhi dëshirën e tij për të federalizuar mekanizmat e votimit me pikën kryesore të axhendës së tij, deportimin e emigrantëve pa dokumente nga SHBA-ja. “Nëse republikanët nuk i nxjerrin ata jashtë, ju kurrë nuk do të fitoni zgjedhje të tjera si republikan”, tha ai.

Ndërsa fliste me Bonginon, Trump iu referua gjithashtu bastisjes së FBI-së në Qarkun Fulton të Xhorxhias, duke thënë se “do të shihni disa gjëra interesante që dalin në dritë”.

Trump e humbi shtetin me një diferencë të ngushtë ndaj Joe Biden në vitin 2020. Ai ka thënë vazhdimisht se humbja e tij ishte për shkak të mashtrimit – një pretendim i pabazuar.

Trump u përball me dy padi penale në lidhje me ndërhyrjen e dyshuar zgjedhore në Xhorxhia; një rast federal që përfundoi pasi ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, dhe një rast mashtrimi në shtetin e Xhorxhias që dështoi. Ai mohoi çdo shkelje.

Në intervistën e re në podkast, Trump tha se fitoi zgjedhjet e vitit 2020 “me një fitore të thellë” dhe tha, pa prova, se njerëzit “votojnë ilegalisht”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement